VIDEO/ Humbi penalltinë e parë në 2 vite, Halandi e pësoi nga shpërqendrimi i Goretckës

Erling Halandi humbi për herë të parë në dy vitet e fundit një 11 metërsh. Tifozët e Sitit prisnin të festonin golin e norvegjezit mbrëmjen e djeshme, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij ishte për t’u harruar, teksa topi përfundoi mbi traun e portës.

Një goditje që nuk pritej aspak prej një lojtari të kalibrit të tij, që në zonë është i pagabueshëm. Por duket se shpjegimi për këtë dështim të tij gjendet te Goretcka. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet kur mesfushori gjerman është përpjekur të shpërqendrojë Halandin. Sapo ky i fundit është bërë gati të ekzekutojë penalltinë, Goretcka dëshohet duke folur pas tij dhe më pas afrohet pranë topit, ku largon një objekt nga fusha. Ndoshta kaq ka mjaftuar që përqendrimi i sulmuesit të Mançester Sitit të bjerë dhe të realizojë atë goditje tërësisht të gabuar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *