Dëmtim pas dëmtimi, por Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend që të ndalet. Sulmuesi suedez do të kthehet sërish në fushën e blertë. Këtë herë kuqezinjtë do të luajnë kundër Leçes, atje ku kërkohet fitorja me patjetër.
Milani ka arritur në gjysmëfinalen e Champions League, por rrezikon kualifikimin në këtë kompeticion për edicionin e radhës. Një kontribut mund të vijë edhe nga Ibrahimovic që sot është stërvitur me shokët e ekipit për ndeshjen kundër Leces. /Sport Ekspres/