Real Madrid do të përballet kundër Manchester City në gjysmëfinalen e Champions League. Nuk është aspak një pengesë e pakapërcyeshme sepse Reali e eliminoi në një ndeshje të çmendur sezonin e kaluar, por mediat spanjolle pranë Realit pretendojnë se ekziston një teori konspirative për t’ia vështirësuar madrilenëve fitimin e trofeut.
Media të caktuara pohojnë se kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, po bën absolutisht gjithçka që Reali të mos arrijë titullin e 15-të të kampionit të Evropës. Si dëshmi ata përmendin datën e ndeshjes së parë me Cityn.
Sipas mediave madrilene, UEFA vendosi me bekimin e Ceferinit që ndeshja e parë gjysmëfinale mes Realit dhe Manchester City të luhet të martën më 9 maj, vetëm tre ditë pas ndeshjes finale të Kupës së Mbretit në të cilën do të luajnë madrilenët kundër Osasuna.
Pra, Reali do të ketë pak kohë për të pushuar mes dy ndeshjeve dhe mediat spanjolle janë serioze në akuzat e tyre ndaj UEFA-s, veçanërisht Aleksander ?eferin, i cili më herët kritikoi qartë Realin dhe presidentin e tyre Florentino Perez, i cili dëshiron krijimin e Superligës. /Sport Ekspres/