Ançeloti është i frikshëm si Nostradamusi! Gjeti finalen e Osasunës dhe vuri bast për Milanin, trajneri i Realit: Ia dërgova mesazhin Maldinit

“Do të luajmë finalen e Kupës”, këto ishin fjalët që Karlo Ançeloti i tha homologut të tij në stolin e Osasunës që në datën 18 shkurt. Shumë javë më vonë verdiktet e u dhanë dhe finalja e Kupës së Mbretit do të luhet mes Realit të Madridit dhe Osasunës. Trajneri italian ka marrë rolin e Nostradamusit së fundmi, teksa po tregohet i frikshëm me parashikimet e tij.

Ançeloti vuri bastin e tij edhe në Ligën e Kampionëve, ku parashikoi në finale Milanin. Kuqezinjtë janë tashmë një hap larg mbërritjes në fund të këtij kompeticioni, ku sot siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport” pas ndeshjes kundër Çelsit, trajneri i Realit uron Milanin për suksesin dhe tregon se i ka dërguar mesazhin Maldinit.

“Milani ka arritur një objektiv të rëndësishëm. Përgëzime të gjithë klubit dhe Paolos (Maldinit). Urime gjithashtu Napolit për sezonin e jashtëzakonshëm. Ata janë ekipi italian më i mirë këtë sezon. Do të përpiqen sërish vitin tjetër. Mesazh për Madinin? Ia kam dërguar tashmë në telefon”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *