VIDEO/ E fyen dhe e poshtëruan 50.000 tifozë të Napolit, Theo Hernandez tregohet “zotëri” me veprimin pas mbarimit të ndeshjes

Milani i madh është kthyer në Champions League. Kuqezinjtë kanë arritur të eliminojnë Napolin dhe të kalojnë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë. Një penallti e humbur nga Giroud rriti emocionet e ndeshjes në nisje të saj. Më pas sulmuesi i Milanit nuk mund të gabonte pasi Leao e nxori me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë ishte radha e Maignan për të pritur penallti teksa në të 82 Kvaratskhelia nuk gjeti dot rrjetën. Në minutat e shtesës Osimhen realizoi për barazimin, por nuk ndaloi rrugëtimin e Milanit drejt gjysmëfinales.

Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, gjeorgjiani i Napolit u zhgënjye dhe më pas ndodhi një situatë që tregon më së miri se futbolli është vetëm një lojë. Kvaratskhelia u shkatërrua emocionalisht, ndërsa Theo Hernandez e pa dhe shkoi menjëherë për ta ngushëlluar. Francezit iu bashkua edhe Sandro Tonali. Ndërkohë për t’u theksuar fakti se 50 mijë tifozë të Napolit fyen dhe poshtëruan mbrojtësin e Milanit për shkak të situatës së ndodhur në takimin e shkuar, por lojtari i kuqezinjëve u tregua një zotëri i vërtetë me sjelljen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *