Milani i madh është kthyer në Champions League. Kuqezinjtë kanë arritur të eliminojnë Napolin dhe të kalojnë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë.
Një penallti e humbur nga Giroud rriti emocionet e ndeshjes në nisje të saj. Më pas sulmuesi i Milanit nuk mund të gabonte pasi Leao e nxori me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë ishte radha e Maignan për të pritur penallti. Në minutat e shtesës Osimhen realizoi për barazimin, por nuk ndaloi rrugëtimin e Milanit drejt gjysmëfinales. /Sport Ekspres/