VIDEO/ Skena që shihen rrallë në futbollin modern! Juventusi e pësoi prej tij, 22-vjeçari qan si fëmijë kur ulet në stol

Të shohësh një futbollist duke qarë në stol pas një gabimi në futbollin modern është vërtet e rrallë, veçanërisht kur bëhet fjalë për anëtarët e klubeve më të mëdha evropiane.

Duke qenë se ata kanë gjithçka, nga të ardhurat e larta e deri te fizioterapistët e tyre, shumë lojtarë të rinj tashmë mund të kenë një jetë të qetë.

Megjithatë, një djalë e ka të vështirë çdo humbje të klubit të tij. Kjo u pa më së miri dje kur bëri një gabim që çoi në një gol dhe më pas një humbje.

Në javën e 30-të të Serisë A, Juventusi ka shënuar humbjen e dytë radhazi. Sassuolo fitoi 1:0, ndërsa Defrel shënoi golin vendimtar në minutën e 64-të.

Fajtori për golin është Nicolo Fagioli i cili ndërhyri keq, dhe dy minuta më vonë trajneri Masimilliano Allegri e nxori nga loja.

Kur u ul në stol, 22-vjeçari u thye emocionalisht dhe filloi të qante si një fëmijë i vogël, ndërsa shokët e skuadrës e ngushëlluan. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *