“Treguam karakter”, Shehi kënaqet me fitore dhe ngre larg Abazajn: Ai bën diferencën, sot na mori për dore

Tirana-Egnatia ka përfunduar me shifrat 2-1 për kryeqytetasit. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të, kur Kasa zhbllokoi rezultatin. Por Tirana përmbys ndeshjen me anë të Kristal Abazajt. Sulmuesi tund dy herë rrjetën e Egnatias, fillimisht në minutën e 37 dhe më pas në të 57-n, duke i dhënë tre pikët bardhebluve. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Shehi (Tirana): “E dinim që ishte një ndeshje e rëndëishme me një kundërshtar shumë të fortë. Komplimenta skuadrës për atë reagim. Ndeshja shkoi 0-1, por treguam karakter dhe shpirti i skuadrës bëri që të mos dorëzohemi. Jam shumë i kënaqur me Kristalin. Po na ndihmon me atë gjendje që ka. Nuk është as në 70%-shin e vetë. Sot tregoi që është një lojtar që bën diferencën. Jam shumë i kënaqur që pas atyre peripecive sot shënon dhe na mori për dore. Është ndeshje midis dy kundërshtarëve forcë e parë dhe kampionatit dhe e treta. Jo më kot janë këtu. Sot kam 100 ndeshje me Tiranën dhe kjo është arritje. Më dhuruan një fanellë me emrin tim dhe me numrin 100”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *