Tirana-Egnatia ka mbyllur javën e 29 të “Abissnet Superiore”-s. Bardheblutë kanë marrë tre pikë mjaft të vyera në “Elbasan Arena”. Egnatia gjeti e para rrugën e rrjetës, teksa një kundërsulm i shpejtë me protagonist Duamenën dhe Kasën ka sjellë golin e parë të ndeshjes. Kasa shtyn topin në rrjetë në minutën e 21-të dhe ndez festën në kampin rrogozhinas.
Por bardheblutë reagojnë pa përfunduar ende pjesa e parë. Krista Abazaj shkund rrjetën në minutën e 37 dhe feston golin e tij të parë me Tiranën në kampionat. Pjesa e parë përfundon në baraspeshë 1-1, ndërsa në të dytën ishte përsëri Abazaj ai që shënoi. Tirana nis një kundërsulm “vr.astar“ në minutën e 57, kur Regi Lushkja nxjerr Abazajn me portën e boshatisur. Ky i fundit kurrsesi nuk mund të gabonte në një rast të tillë, duke përmbysur kështu Egnatian. Tirana shkëputet me 5 pikë në krye të tabelës së klasifikimit dhe provon të nisë arratinë drejt titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/