Reali nuk shkëlqeu, por arriti të fitonte ndaj Cadiz me shifrat 0-2. Avantazhi i Barcelonës u reduktua në 10 pikë, me katalanasit që pritet të vizitojnë Getafen sot. Pas ndeshjes, tifozët e zhgënjyer vendas shkaktuan një skandal. Gjithçka ndodhi kur Antonio Rudiger i dha fanellën e tij një tifozi të vogël të Realit.
Në atë moment nga tribuna mbi të pati jo vetëm ofendime, por edhe objekte të ndryshme të hedhura. Gazetari i Athletico, Guillermo Rai, shkroi në Tëitter se një nga tifozët e Cadiz e quajti Rudiger “bir ku..e”. Disa burime pohojnë se “bastard i zi” është dëgjuar para kësaj. “Nëse je i guximshëm, eja këtu, ma thuaj në fytyrë”, i thirri Rudiger tifozit, me të cilin synonte të zgjidhte çështjet në një përleshje kokë më kokë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/