Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm, ku i është shkatërruar tërësisht pjesa e përparme e makinës.
Gjithçka ka ndodhur në rrugët e Romës dhe sipas të dhënave të para të raportuara nga mediat italiane, fajtori për aksidentin është shoferi i tramvajit.
“Tramvaji kaloi në semafor të kuq. Unë pata fat dhe nuk u lëndova rëndë. Më është lënduar krahu, por nuk mendoj se është ndonjë gjë e rëndë”, tha Immobile pas aksidentit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/