VIDEO/ Monza mund Interin në “San Siro“, zikaltrit kanë harruar si fitohet në Serinë A

Interi është befasuar sërish në kampionat. Pas fitores 2-0 në Champions League, zikaltrit janë mposhtur në mënyrë të papritur në “San Siro” nga Monza. Këta të fundit tundën rrjetën me anë të Caldirola-s, i cili me një goditje me kokë në minutën e 78 shënon golin e vetëm të takimit. Skuadra e Inzaghi-t ka harruar si fitohet në Serinë A, teksa në 5 ndeshjet e fundit nuk ka marrë asnjë fitore.

Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani. Kjo ishte hera e dytë që mesfushori shqiptar gjendet në formacion nga minuta e parë për Interin. Lojtari i Kombëtares shqiptare realizoi një paraqitje pozitive, ndërsa në minutën e 71-të u largua nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Brozovicit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *