BYLIS-TEUTA 2-2 20′, 71′ Santos/ 36′, 57′ L. Vila
Ndeshja mes Bylisit dhe Teutës është mbyllur mes spektaklit në barazimin 2-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Santos në minutën e 20. Gjithçka do të kthehej në baraspeshë nga ana e Lorenco Vilës në të 39. Pjesa e dytë filloi me Bylisin që kërkoi më tepër golin, por durrsakët realizuan sërish me anë të Lorenco Vilës në të 57.
Kjo ndeshje ishte një dialog mes dy lojtarëve, pasi nga krahu tjetër Santos u përgjigj me golin më të bukur të Superiores pasi realizoi me rroveshatë. Me këtë barazim, Bylisi mban vendin e parafundit dhe e sheh veten më të rrezikuar se kurrë për të rënë nga elita e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/