Pak ditë më parë, UEFA mori aplikimet për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2028. Krahas Britanisë së Madhe dhe Irlandës, kandidate është edhe Turqia.
Në listën e 10 stadiumeve kandidate për ndeshje nga Irlanda e Veriut është përfshirë edhe stadiumi në Casement Park në Belfast, i cili do të ketë nevojë për rindërtim.
Casemant Park është braktisur që nga viti 2013, por pas rikonstruksionit do të jetë një bukuri e vërtetë, edhe pse do të jetë më i vogli për nga kapaciteti.
Pas rikonstruksionit, kapaciteti i stadiumit do të jetë 34500 vende, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në vitin 2025. /Sport Ekspres/