VIDEO/ Milot Rashica tund rrjetën në Turqi, ka vend për emrin e tij në festivalin e golave të Gallatasarait

Gallatasarai po marshon bindshëm drejt titullit kampion. Skuadra nga Stambolli ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 Kajserisporin dhe ka shkuar në kuotën e 66 pikëve. Në festivalin e golave të Gallatasarait ka pasur vend edhe për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar është autori i golit të dytë të takimit.

Pas disa lëvizjeve mashtruese kundrejt mbrojtësit kundërshtar, Rashica godet topin në mënyrë diagonale, për ta ndalur më pas në rrjetë në minutën e 24-t të takimit. Ndërkohë autorët e tjerë të golave ishin: Ikardi (18’, 42’, 45’+12’), Akturkoglu (59’) dhe Zaniolo (72’)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *