Jason Ceka ka nënshkruar një kontratë të re në Gjermani. Futbollisti 23-vjeçar do të vazhdojë që të jetë pjesë e Magdeburg në Bundesliga 2. Megjithëse ende nuk është publikuar afati i rinovimit të kontratës, është e qartë se klubi ka shumë besim te sulmuesi shqiptar.
“Jam i kënaqur që mund të vazhdojmë në rrugën tonë të përbashkët. Jason është një lojtar që përdor fuqitë e tij sulmuese në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Titz. Nga krahu tjetër, drejtori sportiv i ekipit gjerman u shpreh: “Ka shumë potencial, na duhen goditjet e tij në portën dhe veprimet e mira sulmuese”, u shpreh Otmar Schork. Jason Ceka nuk e ka luajtur ende një ndeshje me fanellën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/