E goditi me grusht pas ndeshjes, zbulohen fjalët që Sane i tha Manesë: M** i zi

Një ngjarje e pahijshme pas prfundimit t sfidës mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut ka bërë bujë mediatike. Pas një debati në fushën e lojës, Sadio Mane ka goditur me grusht në fytyrë Leroi Sanenë. Klubi i Bajernit ka pezulluar me një ndeshje sulmuesin senegalez, të cilit do i duhet të paguajë edhe një gjobë në arkat e skuadrës bavareze.

Ndërkohë, gazetari senegalez, Papa Mahmud Gueje, ka zbuluar edhe fjalët që kanë irrituar kaq shumë Manenë. Sipas tij, Leroi Sane i është drejtuar shokut të tij të skuadrës me fjalët: “M** i zi”. Të dy lojtarët i kanë kërkuar më pas falje futbollistëve të Bajernit për incidentin e ndodhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *