Reali i Madridit fitoi me shifrat 2-0 kundër Chelsea-t në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, por një rezultat i tillë nuk ka lënë të kënaqur Courtois-në. Portieri francez është shprehur pas ndeshjes se në kampin madrilen janë të mërzitur që nuk kanë shënuar më shumë gola, pasi asgjë nuk është e sigurt në ndeshjen e kthimit në Londër.
“Sa herë që luani një ndeshje të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit, ju lihet ndjenja se mund dhe duhet të kishit bërë më mirë. 2-0 është një rezultat i mirë, edhe nëse Chelsea u afrua në fund, por ne jemi të mërzitur që nuk shënuam gol të tretë apo të katërt. Shpresoj se nuk do të pendohemi për këtë kur të luajmë në Londër pas një jave”, ka thënë Thibaut Courtois./Halit Delibashi-Sport Ekspres/