Milani arriti të fitonte ndaj Napolit me shifrat 1-0. Megjithatë tifozët prisnin një fitore më bindëse, për të pasur më shumë siguri në ndeshjen e kthimit. Por nga ana tjetër, Pioli kujton se kuqezinjtë kishin tre vite pa fituar me këtë rival në shtëpi.
“Unë jam duke menduar për ndeshjen e dytë. Kishte gabime nga të dy palët. Nuk shfrytëzuam dot epërsinë numerike, por rezultati na mban në ekuilibër dhe kemi mundësinë të kalojmë më tej. Nuk kishim fituar prej 3 vitesh kundër Napolit në Milano. Leao më pëlqeu, Giroud dhe Tomori kanë bërë ndeshje të mirë. Asnjë rezultat nuk do ta mbyllte historinë, ne do të shkojmë në Napoli me besim dhe përqendrim të madh”, tha Pioli. /Sport Ekspres/