“Nuk po flas për Napolin se zemërohet trajneri i tyre. Është i ndjeshëm në Itali“, ishin fjalët ngacmuese të Josep Guardiolës pak ditë më parë. I pyetur në konferencën për shtyp në lidhje me këtë deklaratë, Spaleti ka vendosur të mos hapë polemika në media, por ka bërë gjestin që askush në sallë nuk e priste.
Kreu i pankinës së Napolit është ngritur në këmbë dhe ka deklaruar: “Mbi të gjitha, kur flitet për Guardiolën unë madje ngrihem në këmbë, sepse unë nga Guardiola kam mësuar shumë gjëra”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Spalletti: “First and foremost when you speak about Guardiola I for one stand up because I’ve learned so much from him” https://t.co/lnul1lg6P9 pic.twitter.com/FbuIFyfZyj
— Patrick Kendrick (@patrickendrick) April 11, 2023