Interi është transformuar në Champions League. Zikaltërit nuk po kalojnë momente të mira në Serinë A, por janë fare pranë gjysmëfinales në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës. Ndeshja e parë në transfertën portugeze u mbyll në shifrat 0-2.
Fillimisht ishte Barella që realizoi në minutën e 51. Ndërkohë goli i dytë i takimit u shënua nga ana e Lukakut. Belgu nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dërguar italianët me një këmbë në gjysmëfinale. /Sport Ekspres/