“Pinte 2 cigare radhazi para stërvitjes, ka blerë 80 pako cigare nga mua”! Tregohen skandalet e Mario Balotelit: I humbi një vath në fushë, unë e kërkova në gjunjë

Kudo që luante, Baloteli la gjurmë, kryesisht për keq. Ai mund të ishte bërë një kampion i vërtetë, por përkundrazi, u etiketua si futbollisti më arrogant në histori. Do të kujtohet gjatë në futboll, por sigurisht jo aq shumë për mjeshtrit e mëdha, sa për incidente.

“Ai stërvitej me byzylykë dhe gjerdan diamanti. Një herë pas stërvitjes erdhi dhe tha se kishte humbur një vath diamanti”, tha një burrë që e takoi personalisht dhe iu desh të duronte sjelljen e tij të vrazhdë. “Vathi kushtonte më shumë se 10 mijë euro dhe atij nuk i interesonte, e kërkova në gjunjë në bar, por nuk e gjeta”, tha Les Champan, që ka punuar edhe me fanellat te Manchester City.

Pas pensionimit dhe vitesh heshtje, ai zbuloi në një podcast fytyrën e vërtetë të Mario Balotellit, sulmuesit kontrovers italian. “Kur Balotelli ishte në Man City, më kërkonte 2 cigare para çdo stërvitje dhe i pinte radhazi. Gjatë kohës që ishte atje, ai bleu 80 pako cigare dhe 70 çakmakë nga unë”, tha Champan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *