Xhuliano Skuka është duke përjetuar një moment të vështirë në karrierën e tij. Pas shpërthimit te Partizani, sulmuesi shkroi historinë në futbollin shqiptar si më i shtrenjti i shitur nga Superiorja. Te Metz situata nuk po shkon aspak siç pritej me mungesën e hapësirës.
Trajneri Boloni ka thënë se pret më shumë nga Skuka kur thirret në apel, kërkon më tepër energji nga sulmuesi kur hyn në fushë nga stoli. Në ndeshjet e fundit, sulmuesi po aktivizohet vetëm në minutën e 89. Ndërkohë një prej faqeve të Metz ka shpërndarë disa statistika të Skukës, ku pyet: “Çfarë po ndodh me të?”. 9 ndeshje të zhvilluara dhe asnjëra si titullar, 0 gola dhe 0 asist, 10.2 minuta për ndeshje dhe 4.8 topa të prekur për ndeshje janë statistikat e Skukës që pas largimit nga Partizani. /Sport Ekspres/
? Les stat’s de Xhuliano Skuka depuis son arrivée au @FCMetz :
? 9 matches (0 titularisation)
? 0 but / 0 passe déc’
? 10,2 minutes par matches en moyenne (92 minutes en cumulé)
? 4,8 ballons touchés par match en moyenneQuel est le problème avec l’attaquant albanais ? ? pic.twitter.com/DnM5eg8ZQs
— TEAM GRENAT (@TeamGrenat) April 10, 2023