Një prej sulmuesve të Shqipërisë vazhdon që të jetë ende pa ekip. Rei Manaj është larguar nga Watfordi pasi u quajt i tepërt nga klubi anglez. Skuadra e Championship nuk zgjodhi që të besonte te lojtari shqiptar.
Në ato pak mundësi që Manajt iu dhanë, në Angli ishin të bindur se duhej ta ndërprisnin rrugën e bashkëpunimit. Prej muajsh futbollisti shqiptar vazhdon të mbetet pa ekip, por zgjedh që të stërvitet sërish te Ëatfordi për të qenë në formë deri në momentin që të hapet merkato e verës ku të mësohet destinacioni i ri. /Sport Ekspres/