Roberto Carlos festoi dje 50-vjetorin e lindjes. Mbrojtësi i majtë i famshëm konsiderohet si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë në këtë pozicion dhe ishte i njohur për goditjen e tij shkatërruese. Mirëpo, fama dhe fuqia që kishte si futbollist i solli edhe një jetë private interesante, për këtë arsye është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ai u martua dy herë gjatë jetës së tij, por kishte edhe shumë lidhje jashtë martesës dhe kjo i solli deri në 11 fëmijë. Carlos kishte fëmijën e tij të parë në moshën 19-vjeçare dhe u bë gjysh në moshën 44-vjeçare.
Nuk dihet se me sa gra ka qenë Carlos gjatë jetës së tij. Mirëpo, dihet se shtatë prej tyre i lindën fëmijë dhe ai pati shumë sukses në atë fushë.
“Unë jam martuar vetëm dy herë. Megjithatë, është shumë më e vështirë të listoj të gjitha gratë me të cilat kam fëmijë”, pranoi Roberto Carlos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/