“Duam Kupat e Europës”, lojtari i Laçit flet pas fitores ndaj Teutës: Trajneri i ri ka sjellë autoritetin në skuadër

Klinti Qato është rikthyer përsëri në fushën e lojës pas një dëmtimi që e la jashtë ekipit për afërsisht 10 muaj. Futbollisti i Laçit ka folur përmes një lidhjeje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, në të cilin tregon se objektivi i kurbinasve mbetet pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s.

“Kisha 10 muaj që isha jashtë fushave i dëmtuar. Dua të theksoj diçka. Unë e kisha ndjekur Laçin si spektator. Më është dukur një grup shumë i mirë, pavarësisht rezultateve. Duke qenë në brendësi, mendoj që ky grup është akoma më i mirë. Ajo që i ka munguar këtij grupi është se është një grup i krijuar këtë vit. Edhe me dëmtimin tim ishte pak e vështirë që të zëvendësosh një lojtar formacioni.

Objektivi jonë gjithmonë ka qenë pjesëmarrja në Kupat e Europës. Kupa e Shqipërisë u dogj si mundësi. Prandaj, fitorja e sotme ishte e rëndësishme për t’ju afruar ekipeve që garojnë për Europën. Stavri Nisa ka sjellë grintën dhe autoritetin në skuadër”, ka thënë Klinti Qato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *