FSHF njoftoi për kërcënim të arbitrave, reagon Kastrioti: I bëjmë thirrje organeve të zbardhet sa më shpejt kjo histori e shëmtuar

Klubi Kastrioti ka reaguar në lidhje me deklaratën e lëshuar nga Federata Shqiptarë e Futbollit më herët ditën e sotme. Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit u shty, teksa FSHF-ja njoftoi se ka pasur kërcënime me jetë për arbitrat. Gjithashtu, gjyqtari i ndeshjes së fundit mes Laçit dhe Kastriotit është kërcënuar për të anulluar golin e kurbinasve. Klubi krutan ka reaguar përmes faqes zyrtare në “Facebook“, duke u distancuar nga këto ngjarje. Ekipi i Kastriotit i bën thirrje organeve përkatëse që të zbardhin të vërtetën në lidhje me kërcënimet kundrejt arbitrave.

“Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit”, ka shkruar klubi Kastrioti në reagimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online