E pabesueshme/ Ndodh në derbin e Greqisë, arbitrat vijnë nga Polonia në gjendje të dehur, pështyn një nga të pranishmit

Pak orë para ndeshjes mes AEK-ut dhe Arisit në kuadër të javës së 4-të të play-off-it të Superligës greke, ka lindur një problem serioz lidhur me arbitrat që ishin deleguar për këtë ndeshje të rëndësishme.

Në veçanti, arbitri polak, Pawel Raczkowski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe gjyqtarin e VAR-it, Krzysztof Jakubik, janë shfaqur në gjendje të dehur dhe kanë shkaktuar probleme me sjelljen e tyre me të mbërritur në aeroportin grek. Në fakt, problemet u shfaqën rrugës për në kryeqytetin grek.

Ata konsumuan sasi të mëdha alkooli në avion dhe u thanë gjëra të tmerrshme pasagjerëve të tjerë. Njëri prej tyre dyshohet se ka pështyrë një nga të pranishmit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *