Elseid Hysaj është kthyer në një nga lojtarët më të besuar të Sarrit. Mbrojtësi shkodran e ka sjellë nivelin në rritje në ndeshjet e fundit dhe komplimentet kanë mbërritur nga trajneri i Lacios. Së fundmi “Il Messaggero” ka zbuluar një detaj interesant që emocionoi tifozët e ekipit.
Për shkak të një dëmtimi, Hysaj ishte në dyshim në derbin me Romën. Sarri e pyeti Hysajn nëse mund të luante dhe e ndiente veten gati për të zbritur në fushë, ndërsa përgjigja e mbrojtësit shqiptar ishte: “Trajner, unë luaj edhe me një këmbë nëse do”. Në fund Lacio fitoi me Romën dhe Hysaj ishte një nga më të mirët e takimit. /Sport Ekspres/