Cristian dhe Stiven Shpendi kanë zgjatur kontratën e tyre te Cesena deri në vitin 2026. Urimi për dy vëllezërit binjak që përfaqësojnë Shqipërinë ka ardhur edhe nga bashkëpresidenti i Cesena, Robert Lewis. “Përveç se janë futbollistë të talentuar, Cristian dhe Stiven janë djem të sjellshëm, pozitiv, pasionantë dhe kanë shumë respekt.
Kur dikush i zotëron këto vlera, merita duhet t’i ndahet familjes së cilës i përket dhe prandaj dua t’i përgëzoj prindërit e tyre që kanë rritur dy fëmijë me cilësi të tilla. Jam i sigurt se, duke vazhduar punën siç kanë bërë deri tani, do t’i presë një e ardhme plot me kënaqësi, brenda dhe jashtë fushës”, tha Lewis. /Sport Ekspres/