Zyrtare/ Vllaznia prezanton trajnerin e ri, sjell në stol njeriun që i dha titullin kampion Shkupit dhe i dërgoi një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës

Klubi i Vllaznisë ka prezantuar pak minuta më parë trajnerin e ri të skuadrës. Pas largimit të Mirel Josës, ekipin shkodran do ta udhëheqë Goce Sedloski. Trajneri maqedonas sezonin e shkuar ishte timonieri i Shkupit, të cilit i dha titullin kampion pas shumë vitesh si dhe i dërgoi një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, ku u eliminuan në fazën “play off” nga Ballkani i Ilir Dajës. Zyrtarizimi i Sedloskit në krye të pankinës kuqeblu është bërë nga vetë klubi i Vllaznisë përmës faqes zyrtare në “Facebook”.

“Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze. Si trajner ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *