Kastrioti mori sot një fitore mjaft të rëndësishme kundër Laçit. Krutanët mbajnë gjallë shpresat për të siguruar qendrimin edhe për sezonin e ardhshëm në “Abissnet Superiore”. Redon Mihana, i cili shënoi edhe golin e parë të takimit, ka folur përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Lojtari i Kastriotit tregon rëndësinë e fitores së marrë kundër Laçit.
“Fitore shumë e vështirë, por shumë e rëndësishme për ne. Në rast se ne humbnim, ishte e kotë të shkonim në ndeshjen tjetër. Ishte një fitore shumë e rëndësishme në lu.ftën për mbijetesë. Profesor Çela e njeh shumë mirë situatën. Ka qenë vetë lojtar te Kastrioti. Na ka ndihmuar shumë që në momentin që ka ardhur. Kam një kontratë me Egnatian. Do mundohem të bëj më të mirën te Kastrioti dhe në fund të sezonin duhet të paraqitem në stërvitje te Egnatia“, ka thënë Redon Mihana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/