Dikur nuk kishte asgjë, tani ka gjithçka! Nëna e tij nuk e donte, babai ishte pijanec, stomakun e kishte bosh dhe fytyra dallohej nga puçrrat

Të shumtë janë futbollistët që e kanë nisur nga varfëria dhe kanë arritur të prekin qiellin. Sot, ata kanë gjithçka që duan dhe janë të njohur në mbarë botën. 

Një prej tyre është Cristiano Ronaldo, ndërsa në internet filluan të qarkullojnë fotot nga fillimi i karrierës te Manchester United.

Kanë kaluar gati 20 vite nga fotot e Cristiano-s me fytyrën me puçrra deri më sot. Dikur një djalë me një fytyrë jo edhe aq shumë atraktive, tani është ëndrra e shumë femrave. 

Nëse dikush e di se si është të rritesh në kushte të vështira, ai është Ronaldo. Babai i tij ishte i dhunshëm dhe alkoolik, dhe portugezi ngelej shpesh me stomakun bosh.

Madje, nëna e Ronaldos, Dolores, donte të bënte një abort dhe babai Jose ndryshoi plotësisht pasi u kthye nga lufta në Angola. Ai nuk mundi të gjente punë dhe iu drejtua alkoolit.

Në një kohë, Ronaldo kujtoi gjithashtu se si shpesh ishte i uritur dhe lypte për hamburger. Më pas gjeti disa femra që e ushqenin.

“Trokitnim në derë dhe pyesnim nëse kishin hamburger. Edna dhe dy vajza të tjera ishin gjithmonë aty. Nuk arrita t’i gjeja më”, tha Ronaldo. 

Portugezi e humbi babanë e tij në moshën 20-vjeçare. Jose vdiq nga mëlçia, dhe interesant është se fakti se kurrë nuk e njohu babanë e tij siç duhet ose nuk e ndjeu dashurinë e tij.

“ishte një pijanec. Unë kurrë nuk fola me të, nuk patëm kurrë një bisedë normale. Ishte e vështirë. Ai nuk më pa të merrja çmime, të shihte se çfarë u bëra”, u shpreh Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *