Një lajm i bujshëm vjen nga mediat irlandeze. Kevin Zefi mund të ndryshojë zgjedhjen për të lënë Irlandën dhe për t’u veshur kuqezi.
Pasi dështoi me Irlandën U-19 për të kaluar më tej në Elite Round, raportohet se Kevin Zefi do t’i bashkohet Shqipërisë.
Ky futbollist është gjithashtu pjesë e të rinjve të Interit, ku në disa raste është stërvitur me ekipin e parë të Inzaghit. Mbetet të shihet nëse ka vërtetësi mbi këtë ndryshim apo është vetëm një aludim që vjen nga Irlanda. /Sport Ekspres/