Ajax poshtëron Seddorf! Holandezi nuk e meritonte, nuk i kthejnë as përgjigje pasi kishte aplikuar për punë

Seedorf kaloi akademinë e të rinjve të Ajax-it dhe në vitin 1992 iu bashkua ekipit të parë të klubit nga Amsterdami. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë që fitoi Ligën e Kampionëve tre vjet më vonë, dhe më pas u transferua në Sampdoria po atë verë.

Sedorf luajti vetëm një sezon në atë klub dhe në verën e vitit 1996 kaloi në Real Madridin e famshëm. Ai luajti për katër vjet dhe arriti të fitojë sërish Champions League. Pas Realit, Seedorf shkoi fillimisht te Interi, e më pas te Milani, ku pati edhe disa sezone fantastike. Me kuqezinjtë madje fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, ku dëshmoi cilësinë e tij për të disatën herë.

Mirëpo, Seedorf ka kohë që është pa punë dhe kishte dëshirë të rikthehej në klubin ku nisi gjithçka, por nuk e kishte idenë se çfarë goditje do t’i jepte Ajax. Seedorf aplikoi për postin e drejtorit teknik të Ajax-it dhe shumë prisnin që ta merrte pa problem këtë detyrë, por në fund doli që klubi i madh nga Amsterdami poshtëroi ish-yllin e tij.

Legjendari Ruud Gullit zbuloi se e dinte që Seedorf kishte aplikuar për postin në Ajax, por se ai vetë u trondit kur kuptoi se si reagoi klubi. “E di se ai ka aplikuar për postin e drejtorit teknik të Ajax-it, por e di nga një burim shumë i besueshëm se çfarë ka ndodhur dhe jam i shokuar për këtë. Epo, ai nuk mori asnjë përgjigje nga klubi fare pasi aplikoi për këtë punë ”, tha Gullit dhe shtoi.

“Mirë, nuk doje që ai të ishte në atë pozicion, por të paktën mund t’i përgjigjeshit. Ai ishte njeriu për këtë punë, shikoni Paolo Maldinin në Milano, i cili është praktikisht si një yll për atë klub. Mund të ishte edhe Seedorf te Ajax dhe në fund as nuk iu përgjigjën asgjë”, tha Gullit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *