Shqipëria duket se i ka dhënë një dorë Kristjan Asllanit. Mesfushori luajti nga minuta e parë kundër Polonisë dhe Inzagi e ka të qartë se ky lojtar mund të luajë për 90 minuta në nivele të larta. Para ndeshjes me Fiorentinën, Inzagi e ka llogaritur Asllanin pas mungesës së Calhanoglu, i cili u dëmtua me Kombëtaren.
“E dimë rëndësinë e Calhanoglu. Ne na duhen të gjithë tani pasi janë shumë ndeshje. Megjithatë e dimë se në rolin e tij kemi Brozovic që është kthyer mirë nga Kombëtarja dhe Kristjan Asllanin, na duhen të gjithë tani”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/