Barazuan me Kosovën, Ajeti: Andorra festoi sikur u kualifikua në europian, nuk kisha parë ndonjëherë festë të tillë për barazim

Kosova hodhi një hap fals mbrëmjen e djeshme, pasi barazoi me rezultatin 1-1 kundër Andorrës. Për dardanët ky barazim u përcoll si një humbje, por për kampin kundërshtar u festua si një të ishte një fitore. Këtë e tregon edhe Jon Ajeti, i cili në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, ka thënë se lojtarët e Andorrës festuan në ambientet e “Fadil Vokrrit“ si të kishin siguruar kulifikimin në europian.

“Asnjëherë nuk është biseduar që të jemi në këtë gjendje, që të marrim vetëm një pikë kundër Andorrës dhe atë në shtëpinë tonë. Edhe zhvillimet e fundit rreth të parit të Federatës, po ashtu kanë ndikuar në atmosferën dhe klimën e energjinë te futbollistët. Megjithatë, mendoj këto gjëra janë dashur të tejkalohej ndaj një kundërshtari që unë e pashë vetë, feston një pikë sikur të kualifikohej në Kampionatin Europian. E pashë në korridoret e stadiumit, ku po prisnim për intervistat. Ishte një festë që s’kisha parë të festonte dikush për një barazim”, ka thënë ndër të tjera Jon Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *