Video që tregon se pse Shqipëria nuk e ka një të dytë si Kristjan Asllani, e nxori rastin e golit nga hiçi

Shqipëria nuk e ka një lojtar të dytë si Kristjan Asllani. Fundja, ky ishte edhe vlerësimi i legjendës së Kombëtares, Altin Rrakllit për “Sport Ekspres”. “Me këta lojtarë që ka Shqipëria tani, nuk shoh ndonjë konkurrencë për Kristjan Asllanin, nuk e ka një lojtar tjetër si ai te Kombëtarja dhe nuk duhet ta diskutojë vendin e titullarit”.

Tifozët presin edhe më tepër nga mesfushori 21-vjeçar. Ata kërkojnë që Asllani të thyejë aksione, të krijojë dhe të shënojë gol. Sigurisht, një gjë e tillë është e pamundur edhe sikur Asllani të luajë në të gjitha ndeshjet me Interin në Serinë A dhe Champions League.

Në disa raste puna e tij e padukshme vihet re në mungesë. Sapo Silvinjo zgjodhi që ta ulte në stol në minutën e 75, Shqipëria e kishte të pamundur që ta nxirrte topin nga mbrojtja. Ramadani po gabonte thuajse çdo pasim, asnjë mesfushor tjetër nuk kishte fantazinë e duhur dhe besimin për t’i nxjerrë huq polakët me një pasim të bukur apo me një driblim me shmangie trupi, cilësi këto të Asllanit.

Për të kuptuar stilin e lojës ti mjafton që t’i hedhim një sy minutës së 57. Mes dy lojtarëve polakë dhe në dukje e pamundur që të lirohej prej tyre, Asllani jo vetëm që ia del, por nxjerr një rast të pastër goli për Uzunin. Çdokush tjetër në atë pozicion do të kërkonte të fitonte një rivënie anësore apo do të tentonte të kthente topin mbrapa. Ajo që ne urojmë është që 21-vjeçari të marrë më tepër minuta në Itali dhe të mos dëmtohet gjatë ndeshjeve të tjera kualifikuese pasi ka vlerë jetike për Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *