Po thyen çdo ligj futbolli, ofertë nga Seria A për 41-vjeçarin Zlatan Ibrahimovic

Është e diskutueshme nëse Zlatan Ibrahimoviç do ta veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri pasi humbi pjesën më të madhe të vitit aktual për shkak të lëndimit. Kontrata e tij me kuqezinjtë skadon së shpejti dhe ofertat kanë filluar të vijnë.

Fakti që sulmuesi u rikthye në kombëtaren suedeze është treguesi më i mirë se Ibrahimoviç edhe në moshën 41-vjeçare nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij të pasur.

Edhe pse gëzon statusin e një legjende absolute të klubit në San Siro, Zlatan dëshiron të luajë. Monza po e kërkon me çdo kusht afrimin e suedezit.

Në krye të klubit është tandemi i famshëm Silvio Berlusconi – Adriano Galliani, dyshja që dikur e bënë Milanin klubin më të suksesshëm në skenën ndërkombëtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *