Vetëm pak orë kanë mbetur para ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një mungesë e madhe do të jetë ajo e Armando Brojës në këtë transfertë të Varshavës. Sulmuesi shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale golin e shënuar në transfertë me Hungarinë.
Pikërisht në atë moment kur Broja çoi peshë të gjithë zemrat e shqiptarëve duke ia dalë i vetëm që të shënonte. Një manual goli që shërben edhe për sulmuesit e tjerë të Shqipërisë, për t’i treguar sesi arrihet te porta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram