Nuk është ndeshja e dytë për Poloninë, ja pse Santos rrezikon shkarkimin e turpshëm pas ndeshjes me Shqipërinë

Polonia zgjodhi që të largonte trajnerin e Botërorit dhe të firmoste me Santos. Te polakët nuk ishin të kënaqur vetëm me rezultatin fantastik të arritur gjatë kalimit të grupeve të Botërorit në Katar, ata kërkonin edhe lojë të bukur.

Kështu Santos do të firmoste si trajneri më i paguar në historinë e Polonisë. Në ndeshjen e parë debutuese kundër Cekisë, polakët humbën me rezultat dhe u dominuam me lojë nga kundërshtari. Nëse Shqipëria do të befasojë në Varshavë për t’u larguar me tre pikë, me siguri që Santos do të shkarkohet.

Arsyeja është e thjeshtë, ky takim nuk është i dyti në rend për polakët, por pas Shqipërisë mund të thuhet se është mbyllur 50% e kualifikueseve për ta. Kjo pasi ndeshjet vendimtare për Poloninë janë ato me Shqipërinë dhe Cekinë, ndërsa nga dy ekipet e poshtme të tabelës pritet që të merren pikët maksimale nga të gjithë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *