Futbolli nuk luhet në letër dhe këtë e ka dëshmuar sot Kazakistani. Këta të fundit kanë shkaktuar surprizën duke mundur Danimarkën me shifrat 3-2. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 0-2 me dopietën e Hojlund. Gjithçka u mendua e mbyllur për danezët, që u befasuan me përmbysjen e ardhur nga vendasit.
Kazakistani është vendi i 115 në FIFA, ndërsa Danimarka ndodhet në vendin e 18 në këtë ranglistë. Për më tepër kazakët e kishin humbur ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 1-2 me Sllovëninë, duke mos krijuar idenë e një ekipi që mund të bënte surpriza të tilla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/