E FUNDIT/ Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Santos ka kërkuar t’i tregojë kuqezinjve se kush do të jetë i zoti i shtëpisë, pavarësisht respektit për Kombëtaren tanë.

“Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që karakterizon polakët, aftësinë për të sakrifikuar dhe aftësinë për të bërë gjëra të mëdha. Skuadrës shqiptare mund t’i themi se i respektojmë shumë, por ne jemi në krye këtu. Kam parë dy ndeshje që Shqipëria ka luajtur me Poloninë. 

Ka pasur momente të mira dhe të këqija. Rezultati 4:1 në shtëpu nuk mund të na mashtrojë. Nëse qëndrojmë të fokusuar, kemi cilësinë për të shmangur problemet. Ne kemi aftësitë për të zotëruar topin, për të kryer lojën. Duhet të dalim në fushë me besimin se mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer kundër Shqipërisë”, tha Santos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *