Granit Xhaka ka shënuar sot edhe në tokën serbe. Zvicra po përballet me Bjellorusinë në Beograd, ku po udhëheq thellë 0-5. Në listën e golashënuesëve është përfshirë edhe Granit Xhaka, i cili në minutën e 62-të e dërgoi topin në rrjetë.
Goditja e tij me të majtën nga jashtë zone përfundon në cepin e portës, duke mposhtur kështu portierin kundërshtar. Një mbrëmje vërtetë e bukur për mesfushorin shqiptar, i cili do të largohet nga Serbia me shijen e një goli të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/