Silvinjo dërgon të besuarit e tij në Pragë, do të mësojnë nga afër si do të luajë Polonia ndaj Çekisë

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e parë në grupin E, ajo mes Polonisë dhe Çekisë. Në stadium do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit të Kombëtares shqiptare, të cilët kanë shkuar aty për të mësuar nga afër se si do të paraqitet në fushë Polonia.

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së hënës me polakët dhe Silvinjo kërkon të “vje.dhë” sa më tepër informacion të jetë e mundur për të zhvilluar një ndeshje sa më dinjitoze në Varshavë. “Supersport”-i raporton se Zabaleta dhe Alariko Rosi nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme stërvitore, pasi kanë udhëtuar drejt Pragës, ku do të shohin nga afër sfidën Çeki-Poloni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *