Granit Xhaka shkon të luajë në Novi Sad: Nuk duhet të shqetësohet, policia e Serbisë do të jetë gati për të

Një nga ndeshjet më interesante në kualifikueset e Europianit do të jetë ajo mes Bjellorusisë dhe Zvicrës. Është interesante, se nuk luhet në Bjellorusi, por në Serbi, në Novi Sad. 

Një nga ekipet kombëtare nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës është Bjellorusia. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase dhe para tifozëve të saj, por do të duhet të luajë çdo ndeshje në një vend tjetër. Megjithatë, lëvizja e UEFA-s i befasoi vërtet tifozët e futbollit duke zgjedhur Serbinë.

Kryeredaktor i gazetës Sportal në Beograd, Predrag Mihailovi?, ka folur për mediat zvicerane për situatën e sigurisë para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Bjellorusisë dhe Zvicrës.

Njerëzit ende i shohin Xhakën dhe Shaqirin si ata që provokojnë lojtarët serbë”, thotë Predrag Mihailovi?, kryeredaktor i Sportal.rs në Beograd. “Xhaka dhe Shaqiri nuk janë vetëm futbollistë, por konsiderohen edhe figura politike pasi tashmë kanë shprehur bindjet e tyre politike. Ai sigurisht nuk do të jetë i mirëpritur këtu. Megjithatë, Xhaka nuk duhet të shqetësohet për mbrojtjen e tij. Policia serbe do të jetë gati”, u shpreh Mihailovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *