Ish-trajneri i Kombëtares U21 të Çekisë ka komentuar grupin E të kualifikueseve për Euro 2024. Në një intervistë të dhënë për “Tvpsport.pl“, Vitezslav Lavicka ka veçuar Poloninë dhe Çekinë si dy ekipet favorite, por pa lënë mënjanë edhe Shqipërinë, për të cilën kërkon kujdes, pasi mund të jetë e rrezikshme.
“Pas shortit, tifozët çekë ishin të kënaqur. Grupi duket i mirë dhe ka dy favoritë të pastër, Republikën Çeke dhe Poloninë. Megjithatë, nuk mund të nënvlerësohet Shqipëria, e cila do të lu.ftojë për kualifikim. Ky mund të jetë një rival i rrezikshëm për këto dy ekipe”, është shprehur Vitezslav Lavicka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/