Inzagi duket si ka ditët e numëruara te Interi, drejtuesit zikaltër do të blindojnë Kristjan Asllanin

Inzagi duket se i ka ditët e numëruara te Interi. Pavarësisht atij kualifikimi mes vështirësive të mëdha ndaj Portos në Champions League, trajneri nuk po menaxhon aspak dhomat e zhveshjes. Nga krahu tjetër, zikaltërit nuk mundën as këtë vit që të fitonin Serinë A.

E teksa Inzagi po injoron në çdo moment Kristjan Asllanin, drejtuesit e klubit po bëjnë të kundërtën. Sipas asaj që raporton “Il Giorno” në Itali, Interi ka si qëllim që ta blindojë Kristjan Asllanin për të ardhmen dhe nuk e dëshirojnë largimin e tij. Ata e shohin me potencial të madh dhe do t’i japin më shumë minuta pas largimit të Brozovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *