Silvinjo provon formacionin në stërvitje, lë Hysajn jashtë 11-shes dhe i jep hapësirë Mehmetit

Kombëtarja ka zbritur sërish në fushën e blertë për të kryer seancën e radhës stërvitore. Pas katër ditëve në dispozicion, Silvinjo ka nisur të përpilojë formacionin që do të përdorë kundër Polonisë. Trajneri brazilian ka provuar sot një 11-she që mbart brenda saj befasi.

Sipas asaj që raporton “Supersport”-i, Hysaj ka mbetur jashtë formacionit që ka përdorur Silvinjo në stërvitje. Në krahun e majtë të mbrojtes është vendosur Veseli, ndërsa prapavija plotësohet më pas nga Kumbulla, Mihaj dhe Balliu. Më përpara në mesfushë jelekun e kanë veshur Abrashi, Gjasula, Ramadani. Ndërkaq në repartin e avancuar janë preferuar Mehmeti dhe Uzuni në krahë, ndërsa në qendër Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *