Një tronditje e madhe vjen për futbollin e Kosovës. Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, është arrestuar nga policia. Ai është ndaluar për 48 orë dhe do të jetë në pranga pasi është pyetur për orë të tëra në polici.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Sport Ekspres/